LIVE/ Asani i mahnit të gjithë, kryevepër nga goditja e dënimit (VIDEO)

Shqipëri 2-0 Lihtenshtejn

Shqipëria do të përballet me Lihtenshteinin në Hungari, në miqësoren që do luhet në orën 20.00. Pak më parë janë  publikuar edhe formacionet, me të dy trajnerët që kanë vendosur për titullarët.

Ashtu siç pritej, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka bërë disa ndryshime në formacion. Numri një i pankinës kuqezi dëshiron të provojë formën e disa futbollistëve, në prag të Europianit që nis vetëm pas disa ditësh. Kujtojmë që ky nuk është i vetmi test miqësor para premierës së Euro 2024, pasi pas disa ditësh do të përballemi me Azerbajxhanin.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: E. Berisha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Gjasula, Asllani, Bajrami, Asani, Hoxha, Broja.
Trajner: Silvinjo

LIHTENSHTEJNI: Ospelt, Kindl, Gopel, N. Bek, Volfinger, Maier, Sele, Byhel, Lyhinger, Saglam, J. Bek.
Trajner: Konrad Fynfshtyk

Minutë pas minute:

(VIDEO)

47- GOLLL! Kryevepër e Asanit nga goditja e dënimit.

46- Nis pjesa e dytë.

45- Mbyllet fraksioni.

(VIDEO)

30- Gol Broja. Nuk fal sulmuesi kuqezi para porte. Asist i Bajramit.

28- Asani pranë golit. Sulmuesi kuqezi nuk tregohet i saktë, devijon portieri Ospelt.

22- Bajrami tenton nga goditja e dënimit. Topi ndalet në mur. Shton presionin ekipi i Sylvinhos.

(VIDEO)

12- Asllani provon brenda zonës, pa rezultat. Reziston Lihtenshtejni.

1- Nis ndeshja

(J.S/)

Arena e Lajmit

LIVE/ Asani i mahnit të gjithë, kryevepër nga goditja e dënimit (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook