Milloshoski: Mickoski në dalje publike do të përmend vetëm emrin “Maqedonia”, askush nuk mund të na largojë nga NATO

Hristijan Mickoski formalisht do ta ndjek realitetin e ri, por në daljet publike do të përdorë vetëm termin “Maqedonia”, thonë disa nga zyrtarët e OBRM-PDUKM-së.

Kjo vjen pasi që kryeministri grek Kyryakos Mitsotakis dje i bëri thirrje Mickoskit të deklarojë qartë se emri i vendit është Maqedonia e Veriut.

Për dallim nga autoritetet greke, ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, thotë se përdorimi i termit “Maqedonia” nuk e cenon Marrëveshjen e Prespës.

“Mickoski, si dhe kryetarja Siljanovska Davkova, theksuan se do t’i përcjellin rrjedhat formale-juridike të komunikimit bazuar në realitetin e ri, ndërsa në aspektin e përdorimit bisedor në paraqitjet e tyre publike do të përdorin termin “Maqedonia”, që besoj se nuk është në kundërshtim me nenin 7 të Marrëveshjes së Prespës, ku përcaktohet qartë se secila nga palët mund të përdorë si termin “Maqedonia” dhe termin “maqedonas”, u shpreh Antonio Milloshovski, deputet i OBRM-PDUKM-së.

Arena e Lajmit

Milloshoski: Mickoski në dalje publike do të përmend vetëm emrin “Maqedonia”, askush nuk mund të na largojë nga NATO

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook