Nga Thuram te Hernandez, Deschamps skanon “gjelat” e Serie A

Franca shihet si një nga ekipet favorite edhe në këtë Evropian, kjo për vetë grupin që Deschmaps ka në dispozicion, për më tepër që dy vite më parë arritën të shkonin deri në finalen e Botërorit. Sërish me Deschamps në stol, “gjelat” do të synojnë të triumfojnë në Evropian. Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Deschamps u ndal te disa individë, duke nisur nga maja e sulmit, Giroud apo Thuram?

“Marcus vjen nga një sezon i bukur me Inter, ai mund të luajë në çdo pozicion në sulm. Nuk ka të njëjta karakteristika si Giroud, por mund të jetë pasuesi i tij në përfaqësuese. Pavarësisht se ky është Evropiani i fundit për Giroud, është e rëndësishme të mbështetemi tek eksperienca e tij”, u shpreh Deschamps duke u ndalur më pas te Pavard:

“Ai preferon të luajë në qendër, pavarësisht se tek Inter luan si anësor i djathtë”, theksoi trajneri i Francës duke u ndalur më pas te dy elementë shumë të rëndësishëm në ekipin e tij si Theo Hernandez dhe Maignan:

“Mike vuajti jo pak atë episod që ndodhi në Udine, por ai ka treguar se është një portier i shkëlqyer, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Sa për Theo, nuk e shoh me të njëjtën entuziazëm si një vit më parë kur fitoi titullin me Milan”, theksoi trajneri i Francës i cili ndër të tjera, në intervistën e tij për La Gazzetta, shprehu keqardhjen për atë që i ndodhi Pogbas.

()

Arena e Lajmit

Nga Thuram te Hernandez, Deschamps skanon “gjelat” e Serie A

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook