“Opozita e ka të pamundur të bëjë Ramën të dorëhiqet”, Berisha kërkoi largimin e kryeministrit, Kulluri: Nuk fituam asgjë as me çadra, por…

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike Edvin Kulluri, i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, foli në lidhje me intervistën e dhënë nga kryeministri Edi Rama për RAI3.
Ai tha se kryeministri dje nuk ka dhënë asnjë përgjigje, ndërsa shtoi se gjatë emisionit u thanë në gjuhë të thuaj ato që PD i ka thënë me kohë.

“Ajo që ndodh është që pjesa dërrmuese e atyre që thuhen atje ne i dimë. Vendi nuk është në kushte normale nga ana e qeverisjes.
Nuk mund të kemi përfshirje të krimit në nivelet e larta qeverisëse, në momentin që ke këtë status ndërkombëtar.
Këto që u thanë janë të rënda për publikun italian por jo për ne.
Ram dje nuk dha asnjë përgjigje është një njeri që nuk përballet me krizat.
Si mund të thotë kryeministri Ben Ahmetaj nuk ia vlen ta dëgjosh, pyll pa derra nuk ka?
Ky është kompleksi i fajit të Ramës, që nuk përballet dot më me të vërtetat e akumuluara në 11 vite.
Me këtë emision u rikonfirmuan me zë ato që ne i kemi thënë. Dhe ka shumë më keq se kaq.
Ajo që më shqetëson është këmbëngulja e Ramës për të mos mbajtur përgjegjësi, dhe vetëm të mburret me arritje. Krekosesh për 2-3 suksese të kësaj qeverie”, tha ai.
Ndërkohë në lidhje me protestën e së enjtes, Kulluri tha se opozita e ka të pamundur momentalisht të detyrojë kreun e qeverisë të japë dorëheqjen.
“Kërkimi i dorëheqjes ha diskutim,. Nëse Rama nuk e jep, duhet ta detyrosh nëpërmjet forcës, protestë masive. Opozita në këtë moment që është e ka të pamundur një gjë të tillë. Një qëndrim i tillë radikal kërkon disa kushte. Ne jemi në nisje të punës për të ndërtuar 2025, lidhur me programin dhe gjithë të tjerat. Ende presim një vendim për vulën.
Nuk u arrit asgjë as me çadrat, qe e kemi provuar më parë”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Opozita e ka të pamundur të bëjë Ramën të dorëhiqet”, Berisha kërkoi largimin e kryeministrit, Kulluri: Nuk fituam asgjë as me çadra, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook