Partizani ka 19 vite pa një kryegolashënues, Bintsouka s’del nga normaliteti

Gjatë këtij sezoni Partizani ishte skuadra me më shumë sulmues në organikë, por sërish s’arriti të ketë një “bomber”.

Golashënuesi më i mirë i të kuqve rezultoi Arshonzh Bintsuka me 10 gola, një shifër e kënaqshme për vetë lojtarin, por jo e tillë për goleadorin e një ekipi si Partizani. Në krahasim me golashënuesit e kuq në 10 sezonet e fundit, vetëm Jasir Asani dhe Gerhard Progni kanë shënuar më pak se kongolezi dhe janë shpallur si golashënuesit më të mirë.

Të paarritshme duken shifrat e Ekuban dhe Sukajt, si lojtarët më efektiv të viteve të fundit. I vetmi që mund t’i konkurronte mund të ishte Skuka i vjetshëm, por sulmuesi luajti vetëm gjysmë sezoni. Fakt është se Partizani nuk nxjerr goleador të Superiores prej 19 vitesh. I fundit ishte Dorian Bylykbashi në sezonin 2004- 2005 me 24 gola, 5 në ndeshjen e fundit me Laçin.

Arena e Lajmit

Partizani ka 19 vite pa një kryegolashënues, Bintsouka s’del nga normaliteti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook