Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë ku babai plagosi të birin.
Blutë njoftojnë se 70-vjeçari, në gjendje të dehur e për motive të dobëta, ka goditur në dorë, me thikë, djalin e tij 40 vjeç.
Ky i fundit është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt në familje, ju informojmë se Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin N. P., 70 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë, në gjendje të dehur, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur në dorë, me mjet prerës thikë, djalin e tij 40 vjeç, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.