Rama me McGonigall goditën opozitën, Ilda Zhulali: Në 11 vite qeverisje nga Rama largoi investitorët, nuk kemi model të qartë ekonomie

Ilda Zhulali, drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD-në e Rithemeluar, nga studion e emisionit “Open” në News24, u shpreh se qeveria e Ramës ka larguar investitorët nga vendi ynë.

Ne nuk kemi një model të qartë ekonomie tha ajo, sepse shumica e investitorëve të huaj janë larguar nga vendi dhe paratë plotësohen nga krimi, u shpreh Zhulali.

Sipas saj kjo është e qartë dhe ata që e vuajnë janë qytetarët.

Teksa komentoi edhe ndërtimet në kryeqytet, pallatet e ndërtesat e mëdha nuk financohen me para që kalojnë nëpër banka, tha Zhulali.

Po marrëveshje strategjike, pra ky kryeministër ka 11 vite në krye të shtetit çfar ka bërë me ekonominë shqiptare, tha Zhulali.

Takimi dhe prezantimi me McGonigall, Zhulali e cilësoi si një goditje për opozitën dhe se kjo marrëdhënie nuk solli asnjë gjë të mirë për shqiptarët.

Pra unë dua të them ky nuk është viti i parë i qeverisjes së Ramës, ka 11 vite që udhëheq vendin, a ka një model ekonomie që e ka ndjekur kjo qeveri?, u shpreh Zhulali.

Arena e Lajmit

Rama me McGonigall goditën opozitën, Ilda Zhulali: Në 11 vite qeverisje nga Rama largoi investitorët, nuk kemi model të qartë ekonomie

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook