Reportazhi i RAI3, Zylaj përplaset me Boçin: Akuzat e Berishës paraqiten si të mediave ndërkombëtare

Luçiano Boçi, nënkryetar i PD-së së Rithemeluar, nga studio e emisionit “Open” në News24, thotë se Kryeministri Edi Rama mashtron kur flet për takimin me atë përfaqësuesin e Sinaloas që mori licencën e kazinosë.

Boçi tha se kemi një rezultat konkret, është pajisur me licencë dhe nuk kemi asnjë reagim nga ana e institucioneve apo Kryeministrit për ti revokuar licencën.
“Edi Rama edhe më parë ka sulmuar cilindo që e akuzon. Ka një agresivitet të Edi Ramës qoftë ndaj ish-komisarit Dritan Zagani që denoncoi kanabizimin, qoftë tani ndaj Arben Ahemtajt. Kini parasysh se ka një lapsus në deklaratat e Ramës, kur thotë se flasin ata që ikin nga kolltuku qeveritar, dmth sipas tij, kur janë në kolltuk, ata heshtin”, tha Boçi.

Ndërsa analisti Julian Zyla tha se Edi Rama nuk përgënjeshtroi dhënien e licencës, por sqaroi se është një biznes i një familjeje vlonjate.

“Kryeministri tha se licenca i është dhënë një familjeje, ndërsa ky si person do ndihmonte në menaxhimin e kazinosë, jo si personi që është pajisur me licencë. Ky ishte sqarimi që tha”, tha Zyla.

Ai tha se te dokumentari citohen akuzat e opozitës, pavarësisht se paraqiten si të mediave ndërkombëtare. “Dokumentari e nxorri sikur ‘narko-shtet’ e quan Shqipërinë media ndërkombëtare, ndërkohë që citohet Berisha”, tha ai.

Por këtu ka ndërhyrë Boçi, sipas të cilit konstatimet se jemi narko-shtet e ke në mediat ndërkombëtare. Boçi solli në vëmendje artikujt nga mediat gjermane, italiane, britanike apo edhe franceze.

Arena e Lajmit

Reportazhi i RAI3, Zylaj përplaset me Boçin: Akuzat e Berishës paraqiten si të mediave ndërkombëtare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook