Rikthimi në Kombëtare dhe Europiani, Broja: Faleminderit për besimin, e vështirë por jo e pamundur

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja komentoi fitoren 3-0 ndaj Lihtenshtejnit në miqësore.

“Te klubi nuk shkon gjithmonë siç e do ti, por është ndjenjë e trajnerit. Duhet të vazhdojmë, kur vij këtu kam një emocion tjetër. Luaj siç kam qejf unë, kur kënaqesh në fushë bëhet futboll i bukur.

Jam gati gjithmonë, që kur kam qenë djalë i vogël. Trajneri ka zgjedhjen, unë jap maksimumin. Jam këtu për të ndihmuar Shqipërinë me gola, asiste dhe performancë të mirë. Jam sulmues dhe duhet të bëj punën time, duhet të bëj diferencën në ndeshje. Për këtë gjë jam këtu. Ishalla Zoti më ndihmon të luaj mirë e të bëj sa më shumë për Kombëtaren.

Ana fizike, jam shumë shumë shumë mirë. Kam punuar vetëm jashtë klubit. Jam kthyer siç isha para dëmtimit. Jam shumë mirë fizikisht, ishalla luaj. Duhet të testoj veten për të parë se sa jap në fushë, por trajneri donte të shihte edhe lojtarë të tjerë.

Kam dy vjet jashtë Kombëtares, sa u ktheva të gjithë ishin mirë me mua. Shkojmë shumë mirë. Kam qenë edhe para me këta dhe e njohim njëri-tjetrin. është bukur kur shkojmë mirë bashkë. Rrijmë edhe jashtë futbollit bashkë, trajneri na ka bashkuar si ekip. Ne luajmë edhe për tifozët, kam kënaqësi të madhe kur vij këtu. Më japin konfidencë, më japin një dorë duke më ndihmuar gjithmonë. I falenderoj të gjithë shqiptarët që kanë besim tek unë.

Kemi lojtarë që luajnë në kampionate të forta. Kjo është e bukura, kur luan kundër më të mirëve. Po punojmë shumë për të luajtur siç duhet. Do të jetë e vështirë, por jemi të përgatitur dhe të kënaqur. Varet nga ndeshja, janë 90 mintua dhe një gjë e vogël bën diferencën. Unë jam gati për të gjitha rastet që do të më vijnë”, tha Broja.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Rikthimi në Kombëtare dhe Europiani, Broja: Faleminderit për besimin, e vështirë por jo e pamundur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook