Vasili thirrje SPAK: Merr Ramën të pandehur! Ndërkombëtarë, boll heshtët për narko-shtetin

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, me anë të një postimi në rrjetet sociale, i ka bërë thirrje SPAK që të marrë të pandehur kryeministrin Edi Rama.

Vasili shprehet se ndërkombëtarët nuk duhet më që të heshtin për narko-shtetin që kanë ngritur.

Postimi i deputetit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili:

SPAK merr Ramen te pandehur, boll u spërdrodhe, nderkombetare boll heshtet per Narkoshtetin!

Deshmite shokuese, qe shqiptaret pane mbreme ne Emisionin Report te Rai3 shtrojne vetem nje pyetje:

▪️Perse SPAK nuk merr te pandehur Ramen dhe ngarkon veten me pergjegjesi kaq te renda?

Ne menyre te natyrshme shtrohet edhe pyetja tjeter pas gjithe atij investimi politik dhe financiar per ngritjen e SPAK:

▪️Po SPAK perse nuk zbulon asgje nderkohe qe emision televiziv i huaj me mundesi dhe akses shume te kufizuar zbulon kaq shume?

Emisioni Report mbreme ishte i dyti, por qe ne Emisionin e pare u zbuluan fakte tronditese per Agaçin dhe patjeter qe lind pyetja:

▪️Po SPAK perse nuk levizi gishtin dhe nuk ndermori asnje veprim per keto fakte te lemerishme ?

Nderkohe Emisioni hedh drite edhe mbi fakte kompromentuese qe kane te bejne me marreveshjen Itali Shqiperi per emigrantet e paligjshem qe do vijne ne Shqiperi serish lind pyetja:

▪️Po per kete Marreveshje perse nuk heton SPAK, pasi eshte dhene territori ne menyre antkushtetuese dhe po perdoret duke shkelur cdo afat dhe nga kompani me hije te errta mbi vete?

Kjo situate me e fundit pas Emisionit Report te Rai 3 vjen pas lajmeve te shumta edhe ne mediat prestigjoze gjermane, belge, franceze, angleze, spanjolle, austriake,sllovene etj.

Perballe ketin reagimi kaq te gjere dhe ekstremalisht shqetesues nderkombetar lind pyetja:

▪️Edhe sa kohe mendon SPAK se mund te beje debilin e dobishem, te paditurin naiv dhe te painformuarin e shkrete, qe s’di ç’ndodh perreth?

🔸️Eshte gjithashtu shume “interesante” kur sheh nderkombetare llafazane dhe komentatore te zellshem per cdo deklarate e proteste opozitare dhe shurdh memece absolute perballe narkoshtetit qe po denoncohet pa meshire nga mediat e vendeve nga ata vijne.

🔸️Eshte vertet “interesante” kur sheh nderkombetarë, qe ekzaltohen perpara veprimeve me regji te SPAK dhe nuk e hapin dot gojen kur mediat nderkombetare zbulojne gjithshka qe SPAK mbulon me regji.

🔸️Eshte kaq ” interesante” kur sheh nderkombetare qe nuk u dhimben as qindra milion te taksave te qytetareve te tyre shpenzuar per SPAK-un e Shqiperise dhe ai mbyll syte, gojen dhe veshet perballe Narkoshtetit.

🔸️Do te ishte shume e rende vertet qe narkoshteti i Rames te krijonte edhe narkodiplomacine lokale qe infekton edhe ate qendrore te vendeve nga vijne.

Koha e heshtjes ka mbaruar, drejtesise me regji i doli boja, diplomacia e havjarit qe i ben hysmet rilindjes u diskreditua, eshte koha e te vertetave, qe thuhen me ze te larte e per te cilat luftohet me çdo mjet e behet çdo sakrifice.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Vasili thirrje SPAK: Merr Ramën të pandehur! Ndërkombëtarë, boll heshtët për narko-shtetin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook