Vdekja e minatorit dje në Bulqizë, nisin hetimet. Procedohet përgjegjësi teknik dhe brigadieri

Nisin hetimet në lidhje me vdekjen e minatorit në Bulqizë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka nisur përgjegjësin teknik dhe brigadierin.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet H.D., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik; A.A., 69 vjeç, me detyrë përgjegjës teknik.

NJOFTIMI I POLICISE
Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një galeri kromi, në Bulqizë, ku gjatë procesit të punës, humbi jetën shtetasi Z.M., 53 vjeç, minator në këtë galeri, ju bëjmë me dije se:

Komisariati i Policisë Bulqizë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit H.D., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik; A.A., 69 vjeç, me detyrë përgjegjës teknik, të dy banues në Tiranë, dhe M.S., 53 vjeç, me detyrë. brigadier, banues në Bulqizë.

Nga hetimet rezultoi se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, brenda në galëri është shembur një masiv gurësh, i cili ka goditur shtetasin Z.M. Po nga ky Komisariat, janë kryer veprimet e para hetimore menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në lumin e fshatit Sofraçan, ku gjatë peshkimit me gjenerator humbi jetën shtetasi K.K., ju bëjmë me dije se, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit A.K., 45 vjeç, dhe E.J., 33 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”. Këta shtetas kanë qenë duke peshkuar dhe si pasojë e energjisë elektrike të prodhur nga gjeneratori, ka humbur jetën shtetasi K.K. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
()

Arena e Lajmit

Vdekja e minatorit dje në Bulqizë, nisin hetimet. Procedohet përgjegjësi teknik dhe brigadieri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook