ZYRTARE/ Pankina e Chelseat, Blutë e Londrës firmosin me trajnerin italian

Chelsea ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi me seli në Londër ka nënshkruar me Enzo Marescan, teknikun e njohur 44-vjeçar, i cili do të qëndrojë te kjo skuadër për 5 vite. Maresca ka qenë ndihmës-trajner te Sevilla dhe te West Ham. Ai, gjithashtu ka drejtuar Parmën në Itali dhe Leicesterin në Angli.

“Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Enzo-n te Chelsea. Ai e ka dëshmuar veten si një trajner i shkëlqyer, i aftë për të dhënë rezultate mbresëlënëse me një stil emocionues dhe të identifikueshëm.

Enzo na ka impresionuar thellë në diskutimet tona që çuan në emërimin e tij. Ambiciet e tij dhe etika e punës janë në përputhje me ato të klubit” – thanë drejtorët sportivë të klubit, Laurence Stewart dhe Paul Winstanley. Chelsea synon që të rikthehet skuadër pretendente në Premier League dhe në arenën ndërkombëtaren.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

ZYRTARE/ Pankina e Chelseat, Blutë e Londrës firmosin me trajnerin italian

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook