3 gola ndaj Bosnjes, Southgate: Test pozitiv. Gjermani “ngec” përballë Ukrainës, Nagelsman: Pres sinjale pozitive në vazhdim

E hëna në mbrëmje ishte edhe testi i parë miqësor, në prag të nisjes së Kampionatit Europian, edhe për gjigandët evropianë Anglinë dhe Gjermaninë.

Kombëtarja e “3 Luanëve”, fitoi pastër ndaj Bosnje Hercegovinës 3 me 0. Golat u realizuan vetëm në fraksionin e dytë nga Palmer me 11-metërsh në minutën e 60-të, Aleksandër Arnold 85’ dhe Harry Kane 89 ‘. Tekniku Southgate përzgjodhi të aktivizonte në këtë test miqësor futbollistë të rinj, si Watkins, Bowen dhe Aze.

Shumë i kënaqur me të tijët u shpreh në fund të ndeshjes, tekniku anglez. “Jam shumë i lumtur me intesitin e lojës. Ishte një ndeshje e rëndësishme për të gjithë lojtarët e mi, në aspektin fizik, ndaj një skuadre që luajti me shumë futbollistë prapa. Ndeshje të tilla mund t’i hasim edhe në Euro 2024”.

 

Ndërkohë që skuadra që do të mirëpresë këtë kompeticion, Gjermania e Nagelsaman, “ngec” në testin e parë miqësor kundër Ukrainës. “Pancerat” nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në përballjen e zhvilluar në Nurenberg, megjithëse ishin gjermanët, të cilët patën kontrollin e lojës dhe rastet më të pastra për shënim. Gjithsesi pavarësisht rezultatit, në konferencën për shtyp, tekniku Nagelsman u shpreh se nga ky test miqësor, mund të evidentonte si aspekte pozitive, të cilat lidhen me kualitetin që kanë futbollistët e tij, por padyshim edhe me elemente të cilat nuk funksionuan si duhet në lojën e të besuarëve së tij, për të cilat tekniku gjerman u shpreh optimist, se skuadra e tij mund t’i përmirësojë, duke filluar që në testin e rradhës miqësor, të premten, përballë Greqisë.

Arena e Lajmit

3 gola ndaj Bosnjes, Southgate: Test pozitiv. Gjermani “ngec” përballë Ukrainës, Nagelsman: Pres sinjale pozitive në vazhdim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook