Arrestimet e kontrollorëve në Rinas, Igli Çelmeta zbulon detaje nga operacioni i AMP

Gazetari Igli Çelmeta në rubrikën “Opinion” në News24 ka dhënë detaje mbi operacionin e AMP-së ndaj disa kontrollorëve në Rinas, që kundrejt ryshfetit lejonin të kalonin në zonën Schengen qytetarë që ose kishin probleme, ose kishte thyer rregullat e qëndrimit.

Çelmeta tha se hetimet nga AMP kanë nisur 1 muaj më parë, kur është arrestuar shtetasi E.S, gjatë një operacioni antidrogë.

Gazetari u shpreh se në telefonin e E.S janë zbuluar disa biseda mes tij dhe Briken Tereziut, kontrollor në Rinas.

Çelmeta tha se bëhet bëheshin në aplikacionet Signal dhe Whats’app

“Nga bisedat rezulton se Sulejmani i kërkonte Tereziut që të kalonte përmes Pikës së Kalimit Kufitar në Rinas individë që ose kishin thyer afatet e qëndrimit në vendet e BE-së ose kishin probleme më të rënda. Ata kalonin kundrejt shumës që varionte nga 50 në 500 euro.

Briken Tereziu komunikonte me E.S. Më pas Tereziu kryente komunikimet e tjera me kolegët e tij në Rinas.

Briken Tereziu ende nuk është arrestuar, AMP po e kërkon. Për 3 efektivë ka masë sigurie “arrest shtëpie” dhe për 4 të tjerë detyrim paraqitjeje.

Tereziu është personi që kishte komunikimet e drejtëpërdrejta me Sulejmanin, i cili ka pasur në zotërim edhe një agjensi udhëtimesh ku priteshin biletat”, tha Çelmeta.

()

Arena e Lajmit

Arrestimet e kontrollorëve në Rinas, Igli Çelmeta zbulon detaje nga operacioni i AMP

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook