Sekretari organizativ i PD-së së Rithemelimit, Klevis Balliu i bëri thirrje policisë që të lërë protestuesit që të vijojnë me tubimin e tyre para bashkisë së Tiranës. Ai bëri thirrje për arrestimin e Ramës, Veliaj dhe Ballukut.
Mes të tjerash ai tha se opozita nuk do të ndalet, pasi sipas tij Rama ka kërcënuar sistemin demokratik në Shqipëri.
“Ne nuk i tolerojmë provokimet. Nese doni që të ndalojë qëndresa, respektoni ligjin dhe arrestoni kryehajdutin Veliaj, apo Ramën dhe madam Ballukun. E shikoni atë atje? Një Arben Maloku merr 36 mln euro të fëmijëve tuaj. Gjatë qeverisjes së Ramës janë dhjetëfishuar përdoruesit e drogës.”, tha ai.
()