“Braktisi” në mes garën për të fituar çmimin e madh, Albano Bogdo rrëfen mes lotësh! Ja arsyeja pse aktori u largua nga reality show

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo disa ditë më parë “braktisi” në mes garën në “Fermavip”, duke hequr dorë përfundimisht garën për të fituar çmimin e madh.

Gjatë primet të mbrëmjes së djeshme, mes lotësh ai tregoi se vuan shumë nga ankthi dhe qëndrimi në këtë shtëpi nuk ishte aspak i lehtë për të.

E teksa foli për gjithë eksperiencën në këtë reality show, Albano tha se ndihet shumë me fat sepse në këtë spektakël ka njohur shumë njerëz të mirë.

“Unë nuk e kam pasur të lehtë aty brenda, unë vuaj shumë nga ankthi. E kam pasur të tmerrshme të jetoj aty brenda 75 ditë. Je aq afër lirisë, por dhe aq larg. Malli për mamanë, se unë nuk jetoj dot, nuk marr frymë nëse nuk takoj mamanë ditë për ditë. Mbi 70 ditë pa e takuar, pa ditur asgjë për të as kush po e ndihmon as se ça po bën asgjë.

Isha betuar që nëse unë dal i papreferuar nga publiku nuk do t’a bëj sfidën, por fati më vuri përballë dy njerëzve që unë doja më shumë dhe në krahun tjetër kisha Xhesin, e cila kishte bërë 5 sfida, ishte e 6, nuk dija ça të bëja. Ishin gjithë këto element bashkë, pastaj javën tjetër doli dhe Xhesi.

Falenderoj me shpirt Again për këtë mundësinë e mrekullueshme që më ka dhenë. Kam njohur kaq shumë njerëz të mirë aty brenda, Robert Berishën, Egzon Berishën, Ditea Berishën, Marianën e njihja më është bërë si nënë e dytë, Çiljeta si motër e madhe, Artemisa vajzë e mrekullueshme, me Nikon kam folur sot 5 orë në telefon dhe shumë të tjerë”, tha Albano.

“Braktisi” në mes garën për të fituar çmimin e madh, Albano Bogdo rrëfen mes lotësh! Ja arsyeja pse aktori u largua nga reality show

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook