Detajet/ U zunë për parkimin, si degjeneroi sherri mes disa personave në Shkodër. Në kërkim djali i të plagosurit

Gjashtë shtetas janë përfshirë në konfliktin e një dite më parë në Shkodër ku u godit me sende të forta shtetasi Vladimir Bruçi 62 vjeç i cili pas mjekimit ka lënë spitalin duke qenë jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi shtetasin Edmond Sakicaj ndërsa janë shpallur në kërkim djali i tij Izmir Sakicaj, Arlind Kajoshi, Samuel Trashani të cilët akuzohen për veprën penale “vrasje kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Policia po ashtu ka shpallur në kërkim edhe shtetasit Alban Bruçi, djali i të dëmtuarit Vladimir Bruçi dhe Samet Halluni. Rreth 15 minuta përpara se të goditej 62-vjeçari, policia dyshon se shtetasi Alban Bruçi në afërsi të banesës së tij është konfliktuar me të arrestuarin Edmond Sakicaj për një parkim në rrugën “Pogej” në Shkodër.

Pas afro 15 minutash kanë mbërritur djali i të arrestuarit bashkë me disa shokë të tij. Shtetasi Alban Bruçi dhe shoku i tij Samet Halluni që dyshohet se kanë qenë aty janë larguar duke mbetur i vetëm 62-vjeçari Vladimir Bruçi i cili është goditur me sende të forta duke marrë disa dëmtime në kokë. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Edmond Sakicaj patur me vete armë zjarri, ndërsa shtetasi Alban Bruçi dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e ngjarjes. Policia vijon hetimet për ta zbardhur të plotë ngjarjen ndërsa po bëhen kontrolle për arrestimin e 5 shtetasve të shpallur në kërkim.

()

Arena e Lajmit

Detajet/ U zunë për parkimin, si degjeneroi sherri mes disa personave në Shkodër. Në kërkim djali i të plagosurit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook