Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendos të bojkotojë për 3 ditë seancat gjyqësore

Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendos të bojkotojë për 3 ditë seancat gjyqësore.

Vendimi ka ardhur si një reagim ndaj dhunës brutale ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur që nuk do të bojkotojë vetëm seancat e masave të sigurimit që janë me afat të ngutshëm.

Në vendim thuhet se të gjithë avokatët që do të shkelin këtë vendim do të përballen me masa, duke përfshirë edhe heqjen e licencës.

Pro vendimit për bojkotimin për 3 ditë votuan 28 anëtar të këshillit, ndërkohë që 12 anëtarë ishin dakort për bojkot 1 javor, raporton gazetarja Klodiana Lala për Arena e Lajmit.

Maks Haxhia duke bërë të ditur vendimin tha se ajo vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ndaj kolegut tonë Sokol Mëngjesi.

“Falenderoj Policinë e Shtetit për gadishmërinë dhe seriozitetin e trajtimit të ccështjes, sikundër falenderoj grupin e mjekëve”, tha Haxhia.

Ai u shpreh se kjo ngjarje ishte në vazhdën e përshkallëzimeve që kanë ndodhur ndaj Dhomës së Avokatisë.

Lidhur me aktet e dhunës ndaj avokatëve, Haxhia në emër të Dhomës Kombëtare të Avokatisë etiketoi si përgjegjës segmente të politikës, prokurorët dhe gjyqtarët për trajtimet e diferencuara, si dhe institucionet drejtuese të gjyqësorit, KLGJ dhe KLP.

Gjithashtu ai tha se një kritikë shkon edhe ndaj misionit të Bashkimit Europian, që duhet të hedhë sytë nga vendimet e Strasburgut lidhur me rolin e avokatit.

Arena e Lajmit

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendos të bojkotojë për 3 ditë seancat gjyqësore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook