Elon Musk lejon përmbajtjet seksuale në platformën X

Rrjeti social X tani lejon zyrtarisht përdoruesit që të shpërndajnë përmbajtje seksuale.

Politika e fundit e aplikuar lejon shpërndarjen e përmbajtjeve seksuale me konsensus dhe nuditetit të të rriturve, por duhet të etiketohet saktë dhe të mos shënjestrojë fëmijët apo përdoruesit që nuk duan t’i shohin.

“Ne besojmë që përdoruesit duhet të krijojnë, shpërndajnë dhe konsumojnë materiale të lidhura me tema seksuale për sa kohë prodhohet dhe shpërndahet me mirëkuptim. Shprehja seksuale, vizive apo e shkruar, mund të jetë një formë legjitime e shprehjes artistike”, shkruhet në rregulloren e re të përmbajtjes për të rriturit.

Edhe Twitter lejonte përmbajtjet për të rritur, por pa rregullore zyrtare duke i lënë në zonën gri përdoruesit që shpërndanin materiale pornografike. Shumë punonjëse seksi nga platforma e OnlyFans përdornin Twitter për të promovuar punën e tyre.

X thotë se do të ndalojë “shfrytëzimin, objektivizimin, seksualizimin, dëmin ndaj të miturve, sjelljet e pahijshme dhe mosdakordësimin”. “Përdoruesit nuk mund të përdorin materiale pornografike në fotot e profilit ose faqen kryesore të llogarisë”.

“Përmbajtja për të rritur nuk mund të përfshihet në hapësirat që kanë shumë shikueshmëri në X si videot live, fotot e profilit etj”.

Rregullorja e re do të aplikohet edhe për përmbajtjet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale pas daljes së imazheve të papërshtatshme të Taylor Swift që bënë xhiron e rrjetit disa muaj më parë.

Përdoruesit që postojnë shpesh përmbajtje për të rritur duhet të rregullojnë cilësimet që imazhet dhe videot e shpërndara të shfaqen pas një paralajmërimi. Përdoruesit nën 18 vjeç dhe ata që nuk kanë shënuar datën e lindjes nuk do të leejohen t’i shohin këto postime. Filmat vizatimorë me përmbajtje për të rritur, hentai dhe anime gjithashtu do t’i nënshtrohen rregullit të etiketimit.

Arena e Lajmit

Elon Musk lejon përmbajtjet seksuale në platformën X

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook