Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme Pjetër Pacanin, i dënuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, raportoi për , gazetarja Klodiana Lala.
Pacani, 61-vjeç, ishte një nga 50 personat më të kërkuar në shkallë vendi.
Pacani është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë,në vitin 2014, me 25 vite burgim për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje” të parashikuar nga Nenet 79/DH dhe 278/2 të Kodit Penal.