Hetimi për TIMS/ Me propozimin e Rrumbullakut, PS vendos që dëshmia e Kryepolicit të jetë me dyer të mbyllura

Komisioni Hetimor për TIMS me votat e deputetëve të PS-së vendosi që dëshmia e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, të bëhet me dyer të mbyllura. Me 8 votat e deputetëve të PS-së, Komisioni vendosi që dëshmia e Rrumbullakut të bëhet me dyer të mbyllura.

Vendimi u parapri nga debatet mes deputetëve demokratë dhe socialistë. Toni Gogu, nënkryetar i Komisionit Hetimor, tha se kemi një kërkesë paraprake nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që kërkon dëshmi me dyer të mbyllura.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se dëshmia e tij përbën sekret, por tagrin për të vendosur se si duhet të zhvillohet mbledhja e ka Komisioni.

Gogu u shpreh se deputetët e opozitës po i vjedhin kohë Komisionit me debate që vendosen duke hedhur çështjen në votim. Ai tha se salla e mbledhjes po kthehet në një shesh paligjshmërie, duke akuzuar kreun e Komisionit Hetimor, se po shkel rregulloren dhe çdo ligj.

Por sipas Ervin Salianjit, kryetar i Komisionit Hetimor, deputeti Gogu lexon mbrapshtë deklaratën paraprake të Rrumbullakut.

“E keni ves që të predikoni gjëra mbrapsht. Ju thoni se gjithçka është shoë, por në fakt këto që ju i quani shoë janë ajo gjendja ku keni katandisur Shqipërinë”, tha Salianji.

Ai akuzoi socialistët se duan të mbrojnë paligjshmërinë. “Doni të mbuloni paligjshmërinë, por ne do i shkojmë deri në fund hetimit. Ju keni frikë nga transparenca, jeni si lakuriqët e natës që kanë frikë nga drita, ndaj rrinë në bodrume”, tha Salianji.

Deputetët e opozitës janë shprehur se nëse Rrumbullaku mendon se pyetjet që do i drejtohen mund të kenë lidhje me atë që quhet “sekret” atëherë ai mund të mos i përgjigjet pyetjes.

“Nuk e detyron asnjë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë që të thotë apo të japë informacione mbi ato që ai i vlerëson si sekret”, u shprehën deputetët demokratë.

Arena e Lajmit

Hetimi për TIMS/ Me propozimin e Rrumbullakut, PS vendos që dëshmia e Kryepolicit të jetë me dyer të mbyllura

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook