Ka pak ditë që ka përfunduar edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania 3.
Julian Deda, i cili u shpall finalisti i dytë, këtë herë mori vëmendje me një shkrim të ndarë në InstaStory.
SHIKO KËTU
Ai ka publikuar një deklaratë të ish-banorit Jetmir Salaj, i cili kishte hedhur akuza kundrejt aktorit gjatë kohës sa ishin në BBVA.
I njëjti thotë se duhet të ia vërtetojë këtë ose do t’ia bëjë një padi për shpifje.
“Kanë pranuar Juli në rastin e tij se si ka abuzuar me të drejtën publike duke përmendur emrin e një personazhi publik ku ka marrë pjesë në një tender publik, kanë falsifikuar tenderin dhe janë bërë pjesë e këtij falsifikimi”, ishte shprehur Salaj.
Tutje, shtoi: “Atë e ka thënë pikërisht Jul Deda me gojën e tij duke përfshirë të tretë nga jashtë dhe unë do t’u lutesha t’a sillnit në vëmendje”.