“I vetmuar në ujërat e zeza të politikës”, Rama “godet” keq Berishën: Shpirt i keq që po del nga jeta e Shqipërisë, çirret në përpëlitjet e fundit

E ashpër ka qenë gjuha e përdorur nga kryeministri Edi Rama më ish-kreun e PD Sali Berisha.

Në një videomesazh ku i është drejtuar shqiptarëve në lidhej me intervistën dhe reportazhin e publikuar nga RAI3, ai ka “thumbuar” ish kryeministrin, i cili sipas tij bënte të “të fortin” në Shqipëri, por me të huajt “ulte kokën”.

“Ata janë mishërimi i shpirtit të së keqes që po del nga jeta e Shqipërisë duke u çjerrë nga përpëlitjet e fundit”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

Unë e kam më shqiptarët e zakonshëm, mos i falni më. Braktisini përgjithnjë në vetminë e ujërave të zeza të politikës së tyre.
Pakica të mos i bashkohet shumicës nëse nuk do por mos të bashkohet me ata sepse nuk i duhen më as dreqit.

Ata janë mishërimi i shpirtit të së keqes që po del nga jeta e Shqipërisë duke u çjerrë nga përpëlitjet e fundit. Ky vend ka kryer punë me ata, ka kryer me atë shpirt të keq që e persekuton që prej vitit 1912.

…Kush e bën duhet të mësojë që koha kur kryeministri bënte të fortin këtu e të menderosurit në botë, ka ikur!”, tha ai.

()

Arena e Lajmit

“I vetmuar në ujërat e zeza të politikës”, Rama “godet” keq Berishën: Shpirt i keq që po del nga jeta e Shqipërisë, çirret në përpëlitjet e fundit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook