“Kemi 1 djalë për Budapest”, Balkanweb zbardh dosjen. Si punonjësit në Rinas merrnin ryshfet që të kalonin personat që kishin thyer rregullat e BE-së

Të tjera detaje dalin në lidhje me dosjen e me përgjimet, që zbardhin skemën e punonjësve të Aeroportit në Rinas, që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mundësonin kalimin e personave në mënyrë ilegale drejt vendeve të BE-së.

Gazetari i Arena e Lajmit Igli Celmeta ka zbardhur të plotë dosjen. Bisedat janë gjetur në celularin e Eneo Sulejmanajt, që fliste me Briken Tereziun, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas. Ai i çonte foto të pasaportave të personave që kishin thyer rregullat e BE-së për qëndrimin dhe merrnin para për të kaluar këta individë.

Pjesë nga dosja:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në përmbushje të objektit të veprimtarisë, të përcaktuar në nenin 5 gërma “c” të Ligjit Nr. 128/2021“ Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”, me qëllim “…parandalimin, zbulimin dhe hetimin e veprave penale si dhe i shkeljeve të ligjit, të kryera nga punonjësit e strukturave gjatë ushtrimit të detyrës e për shkak të saj…..”, në vijimësi ka administruar të dhëna operative, në ngarkim të punonjësve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, të dhëna këto që i implikojnë ata, në veprimtari të kundraligjshme dhe përmbushin elementët e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 259/2 e 25 të K.Penal.

Ne vijim te veprimeve hetimore te kryera nga AMP, Drejtoria Rajonale Tirane, u percoll me date 12.04.2024 informacioni shtese si me poshte vijon:

Më datë 21.03.2024, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për llogari të Procedimit penal Nr.496/2024, regjistruar nga Prokuoria pranë Gjykatës Shkallës parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, është bërë e mundur arrestimi shtetasve Eneo Sulejmanaj, Igli Begaj, Shkëlqim Ostreni si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës material të një kilogram lënde narktoike e dyshuar e llojit kokainë si dhe sendet e poshtëshënuara:

  1. Aparat telefoni celular i markes IPHONE me ekran me ngjyre te zeze e kapake me ngjyre gri te erret, cope 1(një)
  2. Aparat telefoni celular i markes Samsung me ekran me ngjyre te zeze e kapake me ngjyre gri, cope 1(një)
  3. Aparat telefoni celular i markes Samsung me ekran me ngjyre te zeze e kapake te pasem me ngjyre te bardhe, cope 1(një)
  4. Pasaporte Biometrike Nr.BJ9408847, leshuar ne emer te Xhovana Nilo me nr. Personal **********.
  5. Pasaporte Biometrike Nr.BD7567896, leshuar ne emer te Myrto Seitaj me nr. Personal **************
  6. Pasaporte Biometrike Nr.BJ0537306, leshuar ne emer te Ledina Bilo me nr. Personal **************
  7. Pasaporte Biometrike Nr.BE9365853, leshuar ne emer te Eneo Sulejmanaj i dtl.20.06.195 me nr. Personal ************

Nga kqyrja e aparati telefonik celular markes Samsung me ekran me ngjyre te zeze e kapake te pasem me ngjyre te bardhe, pa kartë sim ne fole, mr nr ëhats up dhe signal 0692042458, me Nr imei – 355623112349469, në përdorim nga shtetasi Eneo Sulejmanaj, ndër të tjera me interes të hetimit, gjendet biseda e zhvilluar në aplikacionin ëhatsup dhe signal me përdoruesin e numrit telefonik +355682929624, i regjistruar me rekordin “Brik Rin”.

Nga konteksi i bisedës së zhvilluar mes tyre dhe verifikimeve në sitemin TIMS, rezulton se përdorues i numrit të telefonit +355682929624 është shtetasi Briken Tereziu, me detyrë Nd specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas.

Nga biseda e zhvilluar mes tyre dhe kqyrja e ëebsite të Qëndrës Kombëtare të Biznesit rezulton se shtetasi Eneo Sulejmanaj ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi, “Bus Albania” sh.p.k me nipt M0132042L, me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”.

Me qëllim përfitimin e vlerave monetare, krahas vlerës së biletës së avionit, shtetasi Enea Sulejmani mban kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë Briken Tereziu, të cilit i dërgon të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjensi, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS, për të verifikuar nesë plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, sipas përcaktimeve të akteve ligjore e nënligjore për këtë qëllim, duke e informuar atë rast pas rasti për problematikat që ata kanë.

Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore/punonjës policie, jepen udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbëim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre.

Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, punonjësi i policisë Briken Tereziu jep udhëzime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryej pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të Be-së.

Në lidhje me rastet të cilat kanë problematika të tjera, në varësi të tyrre përcaktohen vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit, të cilat variojnë nga 50 euro (per persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë Inad apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.

Në telefonin celular në përdorim nga shtetasi Eneo Sulejmanaj, në aplikacionin ëhats up dhe signal gjenden  komunikime me persona të tretë të cilëve iu shpjegohet mekanizmi për të kaluar në kabinat e kontrollorëve të Aerportin Rinas.

Konkretisht në komunikimet e zhvilluara mes shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe perdoruesve të numrave telefonik Mandi It (+393287644006), Mandi Itali (+393296050689), Izmir Cela me numer 069 369 9580, Marjo VELII me nr 0683669856, Kristian Kallupi Shoku Tonit me nr.0685340394, përdorusi i nr tel 0692370920 (i paregjisruar), përdoruesi i nr tel +35677914257, i paregjistruar, 0683665191, Ahmet Shehaj me nr tel. +35677710030, Glejdi Fredit me nr 0698246873, Ervin Cili me nr +393428368164, 0685631083, Klodian Kaziaj me nr. 0692981727, 0692117107, 0693941286, Elton marku malta +35677183594, Klensilt Dyrka 0692109345, Lal3 me nr 0696771373, Kliente Xhenova me nr 0676892212, 0683003857, Aldo Pizza me nr +306993707090, etj, gjenden foto të pasaportave të udhëtimit të personave të ndryshëm, të cilët kërkojnë ndihmë për kalimin e kufirit drejt vendeve të BE-së.

Nga kqyrja e komunikimit në aplikacionin signal mes shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe përdoruesin e numrit telefonik celular +355682929624, i identifikuar si punonjësi i policisë Briken Tereziu, nga data 06.04.2023 deri 12.03.2024, ata shkëmbejnë të dhëna për kalimin e rreth 200 personave, me të cilët dyshohet se janë kryer veprime në kundërshtim me dispozitat e Ligjit Nr.71/2016 “Për kontrollin kufitar” Ligjin Nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, Procdurat e regjistrimit në sistemin TIMS të verifikimit që kryhet për kontrollin e hyrje daljeve”, miratuar me Urfdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Nr.175 datë 08.02.2018 si dhe Procedurat standarte të punës për refuzimin e daljes së shtetasve shqiptarë dhe të huaj në kufi, miratuar m Urdhër të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Nr.169 datë 08.02.2018, duke i lejuar ata të udhëtojnë pavarëisht se kanë tejkaluar afatet e ditëve të qëndrimit, persona të kthyer në kategorinë INAD gërma H dhe F, Kategorinë Deportiv (me deklarata noteriale te fallsifikuara), të mitur të papajisur me deklerata noteriale nga prindërit, apo shkaqe të tjera.

  1. Dt.06.04.2023 ora 06.30 PM KI Soriraq Nune dtl.26.09.2000 nr. personal ************;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 06.04.2023, ora 06:30 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj i dërgon shtetasit Briken Tereziu fotografinë e pasaportës së shtetasit Sotiraq Nune dhe pas disa kominikimesh përkatësisht në orën 06:37, 06:39, shtetasi Eneo Sulejmanaj i shkruan bashkëbiseduesit “Eshtë ky Shefi i stacionit, na ndihmoi, Rrofsh vlla.

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetas është i kthyer “deportiv” nga Gjermania më datë 24.01.20222, me motivin se i eshte refuzuar azili ekonomik ne kete shtet.

Më datë 06.04.2023 ora 06:46 PM ai ka udhëtuar në dalje të territorit të RSH, nga Pika e Kalimit të Kufirit Hani Hotit me automjetin me targë AA982ZH dhe është përpunuar nga punonjësi i policisë me user ne TIMS “PALAJZH”;

  1. Dt.10.04.2023 ora 09.17 AM Pass Elisabeta Kazanxhiu dtl.25.08.1991 nr. personal J15825046P;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 10.04.2023, nga ora 09:16 AM – 09:50, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;Eneo: Je në punë sot?

Brikeni: Po

Eneo: Kemi një goc sot për Bari(dhe i dërgon foton e pasaportës fotografinë e pasaportës së shtetases Elisabeta Kazanxhiiu)

Brikeni: Ca ka kjo, Ditë?

Neneo: Po vlla. Ka nejt shumë. Po tani po ja shof pasap po ti coj me foto vulat

Brikeni: Te 4 thuji. Për Bari ca ore

Eneo: 11:15 me Wizz. Po ngjiten vlla shif e futja një vile

Brikeni: Ok

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se kjo shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (10.04.2023 ora 10:02 AM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS XhikaS, (Referuar të dhënave të sistemit TIMS shtetasja ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet shengen, pasi është larguar më datë 24.03.2018 dhe ka hyrë në Shqipëri më datë 18.03.2023)

  1. Dt.11.04.2023 ora 12.12 PM Pass Elion Raxha dtl.17.04.1987 nr. personal I70417015V;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin ëhatsup, rezulton se më datë 11.04.2023, nga ora 12:12 PM – 12:19PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken tereziu e konkretisht;

Eneo: Është një shok për Budapest sot (I dërgon foto të pasaportës së shtetasit Elion Raxha)

Brikeni: Ok ma nis ta shof. Ok te 4 thui

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetas është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (11.04.2023 ora 13:12 PM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB (Briken Tereziu), në tejkalim të ditëve të qëndrimit.

  1. Dt.15.04.2023 ora 01.17 PM Pass Mariglen Hysa dtl.02.08.2000 nr. personal K00802013G;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 15.04.2023, nga ora 01:11 PM – 01:43 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;Eneo: ….Pune je?

Brikeni: Po

Eneo: Kemi j djalë për Budapest Athinë

Brikeni: Ma nis

Eneo;( I dërgon foton e pasaportës së shtetasit Mariglen Hysa) Ditet ka. Ka ca vula. Po e pe tnevojshme vej edhe na nji nga ato të tuat. Ktu është djali vlla, e boni cjek in

Brikeni: Te 4

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (15.04.2023 ora 14:20 PM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS XhikaS. Ky shtetas ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet e BE-së, pasi është larguar nga Shqipëria më datë 10.06.2022 dhe është kthyer më datë 04.04.2023.

  1. Dt.18.04.2023 ora 09.35 AM Pass Benarda Cani dtl.31.01.1992 nr. personal J25131042Q;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin ëhatsup, rezulton se më datë 18.04.2023, nga ora 09:33AM – 09:49 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e poliisë Briken tereziu e konkretisht;

Eneo; Je ne punë sot?

Brikeni: Po

Eneo:( I dërgon foton e pasaportës së shtetases Benarda Cani)

Brikeni: Ok

Eneo: Ne 10 e 55, E mbaroi chech,in

Brikeni: Ok 1 min, Ok te 4 të vij

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (18.04.2023 ora 10:56 AM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.

Kjo shtetase ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet e BE-së.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Kemi 1 djalë për Budapest”, Balkanweb zbardh dosjen. Si punonjësit në Rinas merrnin ryshfet që të kalonin personat që kishin thyer rregullat e BE-së

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook