“Kryeministri injoron parlamentin”, Murati: Nuk është i garantuar rotacioni, edhe pse ka skandale në mazhorancë. Klimë polarizuese, partitë nuk…

Drejtori i Informacionit në News 24 Erl Murati, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës të moderatorit Klevin Muka deklaroi se kryeministri Edi Rama injoron parlamentin, pasi paraqitet rrallë në Kuvend dhe kompentencat e tij i delegon.

Murati theksoi se në Shqipëri nuk është garantuar rotacioni, edhe pse ka skandale në maxhorancë. Ai shtoi se oferta opozitare është ende e pabesueshme.

Erl Murati: Nuk është i garantuar rotacioni vetëm pse ka skandale në maxhorancë. Oferta e opozitës nuk është e besueshme. Nuk mund të fitosh dot zgjedhjet, duke sjellë si alternativë një person që ka humbur në të kaluarën. Maxhoranca është goditur me skandale, por nga ana tjetër ka skepticizëm për opozitën. Opozitës i mungon edhe oferta. Për të ardhur në pushtet, duhet të zgjosh nervin e shoqërisë shqiptare. Parlamenti është kthyer në një institucionet noterial për vendimet e qeverisë.

Kryeministri injoron parlamentin shpesh, teksa shkon shumë rrallë në Kuvend. Shpesh herë ne shohim 5,10 ose 15 deputetë në parlament. Për klimën politike kanë faj të dyja palët, por së pari qeveria duhet të reflektojë më shumë. Partitë shqiptare ende nuk kanë pjekurinë e duhur politike. Kjo, pasi ata nuk bashkëpunojnë në gjëra që janë të rëndësishme për vendin, por përkundrazi ka vetëm polarizim.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Kryeministri injoron parlamentin”, Murati: Nuk është i garantuar rotacioni, edhe pse ka skandale në mazhorancë. Klimë polarizuese, partitë nuk…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook