Sirenat angleze bien gjithmonë e më shumë pranë klubit nga Milanello. Bëhet fjalë për një interesim në orët e fundit për portierin francez të Milanit, Mike Maignan, nga Manchester City. Portieri i “Gjelave”, përfundoi një sezon shumë të vështirë tek kuq e zinj-të, mes shumë dëmtimeve dhe shumë larg sigurisë që ofroi dy sezone më parë, kur ishte një nga pikat më të forta të skuadrës së Piolit.
Manchester City, i cili mund të shesë portierin brazilian Ederson, është skuadra e parë e interesuar, për të përfituar shërbimet e portierit francez.
Në këtë mënyrë, për t’u mos u gjetur i papërgatitur, “Djalli” po vlerëson emrat për zëvendësimin e Maignan. Emri që po qarkullon së fundmi në media është ai i polakut Marcin Bulka. Portieri 24-vjeçar aktualisht mbron portën e Nicës në Ligue 1, si dhe është pjesë edhe e përfaqësueses polake.