Mungon uji vaditës, banorët e Shushicës protestojnë: Po na thahen të mbjellat

Banorët e njësisë administrative të Shushicës janë ngritur sot në protestë pasi prej më shumë se dy javësh janë duke u përballur me thatësirën për shkak se kanali vaditës që i furnizon me ujë është i bllokuar. Ata thonë se për shkak të punimeve që po kryesohen për ndërtimin e një HEC-i në firma kontraktuese do ta mbante të bllokuar kanalin deri më datë 15 Maj 2024, por kur kjo periudhë ka kaluar ata po përballen me thatësirë që po dëmton të mbjellat sezonale.

Banorët thonë se nëse të mbjellat e tyre thahen ata rrezikojnë falimentim këtë vit pasi bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave.

Shqetësimi i tyre mbështete edhe nga kryetari i njësisë administrative të Shushicës.

I pranishëm për tu përballur me banorët ishte edhe përfaqësuesi i firmës që po kryen punimet në Hec i cili iu premtoi banorëve se për dy ditë do t’ju rikthehet uji

Pas protestës së banorëve të disa fshatrave pati edhe një reagim nga bord i kullimit, ku njoftohet se se kanali vaditës është ne funksion te plote për ujitje por ka një problem për çuarjen e ujit tek vepra e marrjes pasi si pasoje e reshjeve kane shkarë dy masive me gurë dhe kane bllokuar kanalin hyrjes. Po punohet me krahë pasi ka veshtiresi në hyrjen e mjeteve ne atë teren. Sipas njoftimit edhe këtë javë banorët do të jenë pa ujë , çka shton më shumë problemet e tyre në bujqësi.

Arena e Lajmit

Mungon uji vaditës, banorët e Shushicës protestojnë: Po na thahen të mbjellat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook