‘’Njerëzit nuk mund të mbështesin parti konfliktuale’’, Baçi: PD duhet të kishte reflektuar, të linin mënjanë egon për demokratët

Analisti Agim Baçi tha në studion e emisionit “Open” në News 24 se në zgjedhjet e fundit nuk e mbështetën njerëzit Ramën, por ama as nuk mund të mbështesnin asnjë parti politike konfliktuale.

Partia Demokratike duhet të kishte reflektuar, sepse ne nuk mund të dalim e të themi që vetëm Berisha lufton për shqiptarët, u shpreh analisti.

Ishte momenti që Partia Demokratike të linte mënjanë egon  për demokratët, kush duhet të shqetësohet për ata të cilët votojnë Partinë Demokratike dhe unë fajësoj ata që duartrokasin edhe kur janë gabim, tha Baçi.

Më tej Agim Baçi u shpreh se kush duhet të reflektojë e të përgjigjet për ata demokratë, për ata shqiptarë e votues që kanë qenë pas Partisë Demokratike?

Arena e Lajmit

‘’Njerëzit nuk mund të mbështesin parti konfliktuale’’, Baçi: PD duhet të kishte reflektuar, të linin mënjanë egon për demokratët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook