Paqe në Torino, Juventus dhe Allegri “shtrëngojnë duart”, nuk ka gjyq mes palëve

Në përfundim të historisë mes Juventusit dhe Massimiliano Allegrit ka “paqe”. Pas një mosmarrëveshje mes ish teknikut bardh e zi dhe Juventusit, për shkak të sjelljes së Allegrit, menjëherë pas triumfit në finalen e Kupës së Italisë ndaj Atalantës, kur erdhi edhe shkarkimi nga klubi Torinez, palët patën një qasje agresive ndaj njëra tjetrës, aq sa u mendua nga shtypi sportive Italian, se lidhur me zgjidhjen e kontratës ndërmjet tyre, çështja do të shkonte në dyert e gjykatës.

Megjithatë ka qenë vetë klubi bardh e zi, i cili në një komunikatë për shtyp ka dhënë lajmin se është gjetur akordi mes palëve: “Ju komunikojmë se Juventus dhe Massimiliano Allegri kanë dakordësuar mes tyre për zgjidhjen e kontratës, për shkak të rezultateve sportive, në përfundim të sezonit. Dëshirojmë të falenderojmë Allegrin për rezultatet e arritura këto vite me klubin tonë, si dhe t’i urojmë shumë fat në vijim të karrierës së tij”.

Në përfundim, fakti që të dyja palët nuk do t’i drejtohen gjykatës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, u shërben të dyve, Juventusit për shkak se nuk do të jetë e detyruar të paguajë shuma të majme parash ndaj ish teknikut, si dhe për vetë Allegrit që me zgjidhjen e kontratës,që e mbante të lidhur me Juventusin, tashmë ka mundësinë të vlerësojë destinacionin e rradhës në karrierën e tij.

Ndërkohë në Torino, të gjithë janë në pritje të zyrtarizimit të teknikut Thiago Motta në krye të stolit të Juventusit.

Arena e Lajmit

Paqe në Torino, Juventus dhe Allegri “shtrëngojnë duart”, nuk ka gjyq mes palëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook