Pasuesi i Zhang zgjidhet brenda familjes zikaltër, Inter me president të ri

Nisin ndryshimet në kupolën drejtuese të Interit pas marrjes së klubit nga “Oaktree”. Giuseppe Marotta është presidenti i ri. Administratori i Deleguar i zikaltërve ka marrë besimin e fondit amerikan për të zënë vendin e Steven Zhang, në krye të klubit zikaltër.

“Oaktree” ka lëshuar edhe një deklaratë zyrtare, ku njofton emërimin e Giuseppe Marottës si president të klubit zikaltër. Vetë Marotta pranoi detyrën e re dhe nuk ngurroi të falënderojë fondin amerikan për besimin e dhënë.

“Dëshiroj të falënderoj Oaktree për besimin e dhënë dhe mundësinë për të punuar krah tyre dhe Këshillit të Administrimit. Ky emërim është një mirënjohje e madhe ndaj meje dhe njerëzve me të cilët kam punuar gjatë këtyre tre vite për të mbajtur klubin në nivele të larta. Jam krenar që jam pjesë e Interit dhe konfirmoj angazhimin maksimal për të bërë më të mirën për shoqërinë”, u shpreh Marotta.

Në përfundim të kësaj dite historike në mënyrën e vet, Interi do të ketë përfunduar fazën e tranzicionit nga një pronësi në tjetrën dhe do të jetë i lirë të operojë duke ndërmarrë hapa konkretë si për çështjen e stadiumit, ashtu edhe për merkaton. Njoftimi për rinovimin e Barellës vjen së shpejti, ata të Lautaro dhe Inzaghit do të mbërrijnë më vonë dhe gjithashtu do të bëhet një takim me trajnerin.

()

Arena e Lajmit

Pasuesi i Zhang zgjidhet brenda familjes zikaltër, Inter me president të ri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook