Protesta përpara Bashkisë Tiranë, Teliti: Policia hodhi tym mbi protestuesit në mënyrë kriminale, do vazhdojmë derisa kryebashkiaku të japë dorëheqjen

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar protestën e 10 të mbajtur nga opozita përpara Bashkisë së Tiranës.

Teliti theksoi se policia gjatë kësaj proteste ka hedhur tym mbi protestuesit në mënyrë kriminale. Ai tha se protestat do të vazhdojnë derisa kryebashkiaku Veliaj të japë dorëheqjen.

Dorian Teliti: Protesta është e drejtë e qytetarëve. Edhe Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen pas investigimit të RAI3, ka mijëra zullume. Sot protestuam përpara Bashkisë, sepse Veliaj tani dihet se është përfshirë në skandalin e inceneratorit të Tiranës, ka abuzuar me fondet publike. Ne do të vazhdojmë protestat deri në dorëheqjen e Veliajt. Duhet ta dijë ky pushtet që këtu ka reagim për abuzimet. Policia hodhi tym të bardhë mbi protestuesit në mënyrë kriminale. Ne po përdorim mjete demokratike, nuk kemi provokuar. Në Athinë nuk ka institucione që rrethohen siç rrethohet këtu Bashkia e Tiranës, nuk mbyllet bashkia në mes të ditës, kur është orar pune.

Ne si këshilltar nuk lejohemi të hyjmë në punë. Ne sërish kemi qenë krah policëve, sepse e dimë që ata një pagë marrin dhe një pagë e tyre është një gjë kaq e vogël përpara benefiteve që ka kryebashkiaku Veliaj. Ne kemi kërkuar që këshilltarët të futen brenda në bashki, qytetarët jo. Na kanë kontrolluar fizikisht, me çfarë motivi më kontrollon? Ky është urdhër policor. Jetojmë në narko-shtet. Berisha, lideri i opozitës është në arrest prej 5 muajsh, pa provë dhe pa akuzë. Qëllimi është djegia e mandatit. Unë uroj edhe që gjykata të japë vendimin e duhur për vulën, sepse 90 përqind e demokratëve janë me Berishën.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Protesta përpara Bashkisë Tiranë, Teliti: Policia hodhi tym mbi protestuesit në mënyrë kriminale, do vazhdojmë derisa kryebashkiaku të japë dorëheqjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook