Qëndrimi i Ramës për dokumentarin e RAI3, Bardhi: Investigimi ka të bëjë vetëm me ty, jo me Shqipërinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas qëndrimit që mbajti kryeministri Edi Rama për investigimin e RAI3, ku kreu i qeverisë tha se akuzat janë një çorbë shqiptare.

Në reagimin e tij, Bardhi deklaroi se investigimi i mediave ndërkombëtare ka të bëjë vetëm me Ramën dhe aspak me Shqipërinë.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Vetëm një mafioz mund të marrë guximin që të mbrojë krimin e organizuar dhe të sulmojë median! Sjelljen e ka të parashikueshme si gjithmonë në situata të njëjta: I ikim të vërtetës me fjalë boshe, me slogane patriotizmi të rreme, duke u fshehur pas shqiptarëve dhe Shqipërisë, me “atdhedashuri” që bashkëndanë ngushtësisht me eksponentët me të rrezikshëm të krimit të organizuar, që ky dhe qeverisja e tij ia bënë Shqipërinë parajsën personale të tyre.

Bardhi2
Bardhi2

Investigimi i mediave ndërkombëtare ka të bëjë vetëm me ty dhe mafiozët e tu, aspak me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i Olsit dhe Olsave të tu, nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë ata qytetarë të ndershëm të këtij vendi, që nuk përfshihen në trafik droge, që nuk pasurohen përmes korrupsionit madhor, që punojnë me ndershmëri, pavarësisht vështirësive që i krijon keqqeverisja jote 11 vjeçare. Secili prej këtyre i është mirënjohës dhe falenderues gazetarisë investigative të Rai 3.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Qëndrimi i Ramës për dokumentarin e RAI3, Bardhi: Investigimi ka të bëjë vetëm me ty, jo me Shqipërinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook