Sa do të paguhen punonjësit e Policisë së Shtetit pas 1 korrikut/ Niveli i pagës sipas gradave

Nga 1 korriku 2024 do të aplikohet rritja e pagave për punonjësit e policisë, bazuar në gradat që ato kanë.

Kështu punonjësit e Policisë së Shtetit me gradat Inspektor, Inspektor i Dytë dhe Inspektor i Parë do të kenë një rritje nga 30 në 34%.

Rritja më e vogël në përqindje, krahasuar me pagën që kanë, është për zyrtarët e Policisë me gradat Drejtues dhe Kryekomisar, që respektivisht do të përfitojnë 23 dhe 24% më shumë se pagat aktuale.

Ndërkohë për punonjësit e Policisë së Shtetit me gradat madhore Drejtues i Parë, Drejtues i Lartë dhe Drejtues Madhor, rritja në përqindje varion nga 31 në 36%.

Referuar të dhënave zyrtare, punonjësit e Policisë me gradën inspektor do të përfitojnë një rritje page prej 19775 lekë në muaj, ndërsa ata me gradën nënkomisar një rritje prej 21275 lekë në muaj.

Tabela e mëposhtme tregon se sa do të jetë niveli i pagave në Policinë e Shtetit dhe si ndryshojnë ato pas 1 korrikut.

2a256d7c C0e8 4eac 8cf7 418425052b17
2a256d7c C0e8 4eac 8cf7 418425052b17
Arena e Lajmit

Sa do të paguhen punonjësit e Policisë së Shtetit pas 1 korrikut/ Niveli i pagës sipas gradave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook