Serie A “thërret” Brojën, një skuadër Championsi kërkon shërbimet e tij

Mbylli një sezon zhgënjyes në çdo aspekt, por emri i Brojës mbetet fiks në tregun e transferimeve. Në Angli, mediat shkruajnë se interes për “bomberin” kuqezi ka shfaqur edhe ekipi i Bologna-s. Pa Thiago Motta-n në stol, por me një biletë Champions në dorë, drejtuesit e klubit kanë nisur punën për të ideuar ekipin për një sezon risi për ta, pasi kjo është hera e parë që marrin pjesë në një turne të tillë. Me Zirkzze që pritet të largohet, Bologna-s i duhet një sulmues i ri, me Brojën që ka përfunduar në radarin e ekipit të Serie A.

Br
Br

Pengesë në këtë pikë mbetet konkurrenca e madhe, pasi sipas mediave angleze, interes të fortë për Brojën ka edhe në Ligue 1, ku Monaco e ka seriozisht, me klubin nga principata që prej kohësh po kërkon informacion për sulmuesin shqiptar. Sigurisht, emrin e Brojës e gjejmë shpesh edhe në Premier League, ku klube si Wolves e ndjekin prej kohësh.

Bro
Bro

Topi tani kalon në këmbët e Chelsea-t, me blutë që duhet të ulin pak pretendimet për kartonin e tij. Fillimisht u vlerësua me 50 milionë paund, kërkesë e cila bëri që Broja të përfundonte në huazim te Fulham pasi ishte e vështirë që një skuadër të paguante një shifër të tillë për një lojtar që sapo ishte rikthyer nga një dëmtim shumë i rëndë. Broja vërtetoi edhe ndaj Lihtenshtejnit se është rikuperuar plotësisht, është në formë fizike të mirë dhe se nuk e ka humbur “nuhatjen” për të shënuar.

()

Arena e Lajmit

Serie A “thërret” Brojën, një skuadër Championsi kërkon shërbimet e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook