Sokol Bregu: Shqipëria narko-shtet? Nuk ka prova

Në emisionin Open në New24 mbrëmjen e sotme është diskutuar me një panel të ftuarish lidhur me dokumentarin mbi Shqipërinë të publikuar nga RAI3.

Gazetari Sokol Bregu u shpreh në emisionin “Open” në News24 se termi narko-shtet që përdoret në dokumentar është i vendosur nga gazetaria, jo nga drejtësia.

Bregu tha se ne kemi një provë që në Shqipëri vepron SPAK, dhe nuk mendoj se në Shqipëri ushtria është e lidhur me drogën, nëse i referohemi se çfarë do të thotë “narko-shtet”.

Gazetari u shpreh se është dakort se politika mund të ketë lidhje me grupet kriminale, përfshirë edhe drogës, por nuk është i mendimit se Shqipëria është narko-shtet.

“Ajo që e shqetëson sot Qeverinë janë ato që thotë Arben Ahmetaj nga Zvicra. Nuk ka lidhje pse nuk i tha më përpara z. Ahmetaj këto. Nuk ka një provë që të na kthejë në narko-shtet. Duhen ndarë në koncept se çfarë është narko-shteti nga ajo që thotë Ahmetaj se kryeministri ka lidhje me njerëz apo ëhstë takuar me njerëz të mafies”, tha Bregu. Ai tha se i takon SPAK të hetojë mbi deklaratat e Ahmetajt.

Arena e Lajmit

Sokol Bregu: Shqipëria narko-shtet? Nuk ka prova

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook