Trafik droge me shqiptarët e karteleve në Amerikën e Jugut, 28 arreste në Itali

Prej orëve të para të mëngjesit, në provincat e Romës, Napolit, Foggia dhe Viterbo, policia italiane ka ekzekutuar 28 urdhër arreste mes të cilave 11 arrest në burg, 16 arrest shtëpie dhe 1 detyrim nënshkrimi, ndaj personave të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe vepra të tjera të rënda.

Hetimet e nisura nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Romës dhe të drejtuara nga DDA e Romës në qershor 2020, bënë të mundur mbledhjen e informacioneve lidhur me ekzistencën e një organizate kriminale, me bazë logjistike në kryeqytet dhe që vepronte në Magliana dhe në bregdetin e Lacios, i drejtuar nga një prej mafiozëve famëkeqe italianë të të ashtuquajturës ‘Banda della Magliana’.

Kreu i bandës është Marcello Colafigli, i cili, megjithëse ishte në gjysmë liri pas dënimit për dy vrasje, kishte arritur të planifikonte shitblerjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga Spanja dhe Kolumbia duke mbajtur marrëdhënie me eksponentë të ‘Ndragheta”, “Camorra” mafies së Foggia dhe me shqiptarë të përfshirë në një kartel të Amerikës së Jugut.
()

Arena e Lajmit

Trafik droge me shqiptarët e karteleve në Amerikën e Jugut, 28 arreste në Itali

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook