VIDEO/ “Do ju shkruaj te komunitetet fetare që të mbani mendjen në vend”, Salianji ironi me socialistët: I lutem zotit që të jeni…

Opozita ka akuzuar mazhorancën se po bën përpjekje për të bllokuar punën hetimor të komisionit të posaçëm parlamentar për sistemin TIMS. Kreu i Komisionit Hetimor Ervin Salianji kërkoi që dëshmia e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla të zhvillohej me dyer të hapura për shkak se sipas tij, nuk kishte materiale të klasifikuara që mund të përbënin nxjerrje të sekretit hetimor.

Salianji u kundërshtua nga nënkryetari i komisionit hetimor, deputeti socialist Toni Gogu. Ky i fundit tha se komisioni po prodhon vetëm fjalë, ndërkohë që nevojitet hetimi i plotë dhe zbardhja e ngjarjes.

Me ironi, demokrati u kundërpërgjigj duke theksuar se mazhoranca po bën truke për të bllokuar hetimin. Ai tha se do të dërgonte kërkesa te komunitetet fetare në mënyrë që socialistët të mbanin mendjen në vend dhe të ishin të qetë në këtë mbledhje.

Toni Gogu: Dëshmia e Ballës duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura. I kemi bërë kërkesë Këshillit të Rregullores për një sërë çështjesh. Filloni menjëherë nga dëgjimi i ministrit të Brendshëm, duke filluar në këtë mënyrë zyrtarisht hetimin dhe pa u zgjatur shumë në fjalë që populli i barazon me fukarallëk, me fukarallëk të këtij komisioni, në fund të ditës duam bereqetin që është hetimi i plotë, zbardhja e ngjarjes, hetimi i sistemit. Vazhdoni mbledhjen që kemi lënë përgjysmë me dyer të mbyllura.

Salianji: Kemi një vendimmarrje të re të ndërmjetme. Mbledhjet duhet të jenë të hapura për transparentë të plotë. Përballja dhe dhënia llogari të plotë. I kemi thirrur për të dhënë llogari. Çështja shqetëson qytetarët, partnerët. I keni bërë kërkesa Kuvendit, shpresoj të mos jenë truke për të penguar procesin, e dhimbshme që një parti politike doni të bojkotoni komisionin siç bëtë herën e kaluar. Kështu që kërkesat e mia si kryetar i komisionit me qejf do i ishin drejtuar komuniteteve fetare për t’ia mbajtur gjithsecilit mendjen në vend dhe lutje zotit që të jeni në këtë mbledhje më të qetë dhe të jeni në anën ligjit e moralit dhe jo të kundërt.

()

Arena e Lajmit

VIDEO/ “Do ju shkruaj te komunitetet fetare që të mbani mendjen në vend”, Salianji ironi me socialistët: I lutem zotit që të jeni…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook