Zëvendësimi i gjyqtarëve, shtyhet seanca në Gjykatën e Lartë ndaj Dritan Dajtit

Është shtyrë seanca gjyqësore në Gjykatën e Lartë ndaj Dritan Dajtit. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë zëvendësimi i gjyqtarit Mehdi Bici, relatos i çështjes, i cili paraqiti dorëheqjen për shkak papajtueshmërie.

Pas rihedhjes së shortit, Bici u zëvendësua nga gjyqtari Artur Kalaja, raporton për Arena e Lajmit gazetarja Klodiana Lala.

Seanca e rradhës do të mbahet më 11 qershor në orën 09:00, ku palëve do tu komunikohet përbërja e trupit të ri gjykues.

Dritan Dajti është dënua nga Gjykata e shkallës së parë me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Por, në shkurt të vitit 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar duke caktuar ndaj këtij të fundit 25 vite burg.

Ndërkohë, vendimi i dhënë nga pesë gjyqtaret e Apelit, Fuat Vjerdha kryetar, Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skender Damini është ankimuar nga Prokuroria e Apelit e Krimeve të Rënda, e cila kërkon dënimin e Dajtit me burgim të përjetshëm.

 

 

Arena e Lajmit

Zëvendësimi i gjyqtarëve, shtyhet seanca në Gjykatën e Lartë ndaj Dritan Dajtit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook