Porto ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Sergio Conceicao. Lajmi është bërë i ditur së fundmi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 49-vjeçari numëron jo pak, por 377 ndeshje në krye të pankinës.
“Porto njofton pas lajmit të publikuar mbrëmjen e sotme në media në lidhje me kontratën e trajnerit Sergio Conceiçao:
-Trajneri ka një kontratë me këtë klub që skadon më 30 qershor 2024, e cila do të respektohet plotësisht nga të dyja palët;
– Lidhur me marrëveshjen për zgjatjen e kontratës së punës për katër vite të tjera, të komunikuar më 25 prill 2024 dhe që do të hynte në fuqi më 1 korrik 2024, sot trajneri bëri të ditur publikisht se kishte proceduar me zgjidhjen e njëanshme të kontratës, në kuadër të pushtetit që i është dhënë në bazë të klauzolave përkatëse. Marrëdhënia e punës ndërmjet palëve do të përfundojë, si e tillë, më 30 qershor 2024.
Kjo ndërprerje nuk nënkupton pagesën e ndonjë shume nga FC Porto (përveç, padyshim, pagat dhe shpërblimet në lidhje me kontratën ende në fuqi). Bordi Drejtues i Porta-s”