A i ka shkruar ndonjë futbollist? Ja çfarë thotë astrologia Meri Shehu për fatin e kombëtares

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku bëri parashikimin për çdo shenjë të horoskopit.

Kur i erdhi radha shenjës së Luanit, Meri u shpreh se këtë muaj ata mund të martohen. Por jo vetëm kaq, pasi ish-banorja e “Big Brother VIP 3” shtoi se personazhet publikë të kësaj shenje duhet të kenë kujdes.

Por jo vetëm kaq, pasi moderatorët e emisionit e pyetën astrologen edhe në lidhje me Kombëtaren shqiptare për në Kampionatin Europian.
Enxhi Nasufi: Të ka shkruar ndonjë futbollist për fatin?

Meri Shehu: Futbollistët e bëjnë fatin vet

Enxhi Nasufi: Nuk të kanë shkruar?

Meri Shehu: Jo. Mua tani më shohin si Big-u, prit të më largohet esenca e Big-ut

Blendi Salaj: Do të fitojmë ndonjë ndeshje apo jo?

Meri Shehu: Po do ta fitojmë ndonjë ndeshje

Blendi Salaj: Me kë e fitojmë?

Meri Shehu: Nuk i kam parë të gjitha mirë.

Blendi Salaj: Me Italinë e kemi të parën

Meri Shehu: Unë mendoj se edhe shqiptarët nuk duan t’a fitojnë me Italinë

A i ka shkruar ndonjë futbollist? Ja çfarë thotë astrologia Meri Shehu për fatin e kombëtares

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook