Bebe Rexha është goditur me objekte të ndryshme gjatë performancës në koncertin “Summer Fun Days Showcase Titletown” në Wisconsin.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale tregon momentin ku këngëtarja shfaqet e revoltuar, teksa ndërpret koncertin dhe kërkon angazhimin e personelit të sigurisë për të nxjerrë jashtë personin që e bëri këtë veprim.
“Nëse dëshiron të më godasësh në fytyrë, dije që e kam paditur dikë më parë. Dua të bëhem e pasur, kështu që, vazhdo, zemër,” u shpreh ajo.
Sipas Daily Mail, Bebe u detyrua të ndërpresë dy herë koncertin për shkak se njerëzit vazhdimisht hidhnin sende në skenë dhe në drejtim të saj, ndërsa 10 persona u shoqëruan nga policia si të dyshuar për ngjarjen.
Sulmi vjen gati një vit pas incidentit që Bebe pati gjatë një koncerti ku u godit në fytyrë me celular nga një fans.
Videoja u bë shpejt virale në rrjetet sociale, teksa aty shfaqet Bebe Rexha, e shokuar, duke rënë në gjunjë nga dhimbja.
Anëtarët e ekuipazhit u panë duke nxituar në anën e saj për ta ndihmuar ndërsa shfaqja mori fund të papritur.