Dhuna ndaj Mëngjesit/ Avokatët 3 ditë bojkot, pezullohen rreth 200 seanca gjyqësore në Korçë

Rreth 200 seanca gjyqësore do të pezullohen për 3 ditë, si pasojë e bojkotit të avokatëve në qytetin e Korçës. Arsyet e kësaj vendimmarrje kanë të bëjnë me solidarizimin në raport me rastin e avokatit Sokol Mëngjesi, por jo vetëm.

Gjithashtu bojkoti lidhet me te gjithë problematikën që has avokati në jetën reale. Sidomos në periudhës e reformës së re të drejtësisë dhe hartës së re gjyqësore e cila ka sjellë shtim dhe te veprimtarisë se avokatëve. Ndër kërkesat e avokatëve, ndër to është dhe statusi i avokatit që do të thotë, një status ligjor që ne shume vende te tjera i është dhënë, pra një mbrojtje e veçantë me ligj për avokatin.

Pasi rastet e evidentimit te dhunës për avokatët janë evidentuar në disa dhoma dhe avokate, pra është bëre një fenomen shqetësues. Sipas Tarellit në dhomën e avokatisë Korçë është referuar vetëm një rast. Pra rasti mediatik i Entela Dvoranit. Dhunë psikologjike padyshim ekziston mbi avokatet, që vjen dhe si rezultat i zvarritjes se proceseve gjyqësore.
()

Arena e Lajmit

Dhuna ndaj Mëngjesit/ Avokatët 3 ditë bojkot, pezullohen rreth 200 seanca gjyqësore në Korçë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook