Dy Komisione të enjten në Kuvend/ Fatmir Xhafaj pritet të jetë kryetar i “Antikorrupsionit”, Erion Braçe kreu i “Dezinformimit”

Gjatë ditës së enjte, në parlament pritet që të ngrihen dy Komisione, ai për Antikorrupsionin dhe Dezinformimin. Në krye të Komisionit për Antikorrupsionin pritet të jetë kryetar Fatmir Xhafaj, ndërsa kryetar i Komisionit për Dezinformimin pritet të jetë Erion Braçe.

Gazetari Osman Stafa raporton për Arena e Lajmit se sa i takon Komisionit Antikorrupsion, emrat e deputetëve të opozitës janë aty për shkak të pozicionit që kanë në Komisionet Parlamentare dhe bëhen automatikisht anëtarë. Ndërkohë në të dyja komisionet opozita nuk ka pranuar të bëhet pjesë.

PROJEKTVENDIM

Nr. __/2024

PËR MIRATIMIN E PËRBËRJES SË KOMISIONIT TË POSAÇËM  TË KUVENDIT, NGRITUR  ME VENDIMIN NR. 50/2024, PËR THELLIMIN E REFORMAVE PËR MIRËQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN

PËR SHQIPËRINË 2030 NË BASHKIMIN EVROPIAN

Në mbështetje të neneve 7, 77, pika 1, 78 dhe 80, pika 3, të Kushtetutës, neneve 24, 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, përcaktimeve në pikën IV të vendimit nr. 50/2024 të Kuvendit, si dhe me propozimin e kryetarëve të grupeve parlamentare,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

  1. Përbërja e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian është si më poshtë:
  2. Fatmir Xhafaj kryetar                            (PS)
  3. Klotida Bushka anëtare                             (PS)
  4. Eduard Shalsi       anëtar                              (PS)
  5. Etilda Gjonaj          anëtare                             (PS)
  6. Evis Kushi         anëtare                                     (PS)
  7. Toni Gogu       anëtar                                      (PS)
  8. Jorida Tabaku anëtare                              (PD)
  9. Dhurata Tyli      anëtare                                (PD)
  10. Sorina Kote      anëtare                                 (PD)
  11. Flutura Açka anëtare                                      (PD)
  12. anëtar                                       (PD)
  13. Milva Ekonomi anëtare zëvendësues              (PS)
  14. Erion Braçe anëtar zëvendësues                (PS)
  15. anëtar zëvendësues                (PD)
  16. anëtar zëvendësues                (PD)
  17. Nënkryetar i Komisionit do të jetë njëri nga anëtarët përfaqësues të pakicës parlamentare.

III.  Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E T A R E                                                                                             Lindita NIKOLLA

PROJEKTVENDIM

Nr.___ /2024

PËR MIRATIMIN E PËRBËRJES SË KOMISIONIT TË POSAÇËM TË KUVENDIT, NGRITUR ME VENDIMIN NR. 40/2024,  “PËR TË KOORDINUAR DHE MBIKËQYRUR TË GJITHA VEPRIMET INSTITUCIONALE PËR TË LUFTUAR DEZINFORMIMIN DHE FORMAT E TJERA TË MBIKËQYRJES SË HUAJ

NË PROCESET DEMOKRATIKË TË VENDIT”

Në mbështetje të neneve 77, pika 1, e 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 e 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit,  me propozimin e kryetarëve të grupeve parlamentare,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

  1. Përbërja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të mbikëqyrjes së huaj në proceset demokratikë të vendit” është si më poshtë:
  2. Erjon Braçe                kryetar                                     (PS)
  3. Etilda Gjonaj           sekretare                                  (PS)
  4. Bledar Çuçi                 anëtar                                      (PS)
  5. Pandeli Majko                anëtar                                      (PS)
  6. Mimi Kodheli                anëtare                                     (PS)
  7. Enslemvera Zake      anëtare                                     (PS)
  8.      anëtar/e                                   (PD)
  9.                     anëtar/e                                  (PD)
  10.      anëtar/e                                 (PD)
  11. Mesila Doda                 anëtare                                          (Demokraci dhe Integrim)
  12. Fatmir Mediu     anëtar                                    (Aleanca për Ndryshim)
  13. Bardhyl Kollçaku anëtar zëvendësues                (PS)
  14. Alban Xhelili      anëtar zëvendësues                (PS)
  15. anëtar zëvendësues                (PD)
  16. anëtar zëvendësues                (PD)
  17. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.                          K R Y E T A R E                                                                                                    Lindita NIKOLLA

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Dy Komisione të enjten në Kuvend/ Fatmir Xhafaj pritet të jetë kryetar i “Antikorrupsionit”, Erion Braçe kreu i “Dezinformimit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook