Dyshime për përfshirje në aktivitet kriminal, Prokuroria i sekuestron bar, restorant dhe hotel fierakut

Dyshime për përfshirje në aktivitet kriminal, Prokuroria e Fierit sekuestron bar, restorant dhe hotel të shtetasit A.Gj. nën hetim për ‘Pastrim të produkteve të veprës penale’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, kërkon sekuestrimin e pasurive të shtetasit A.Gj., për Veprën Penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Kjo prokurori, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar procedimin pasuror nr. 2/2024, mbi bazën e materialeve të referimit pasuror nr.1, viti 2023, të ish-Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, lidhur me pasuritë në emër të shtetasit N.Gj, zotëruar në mënyrë tërthortë prej shtetasi A.Gj., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A.Gj, për të cilin kishte dyshime se ishte përfshirë në aktivitet kriminal.

Në funksion të procedimit penal, organi i akuzës ka kryer një verifikim të plotë të veprimeve ekonomike dhe juridike të personave të hetuar me qëllim evidentimin nëse këta persona kanë pasur burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive. Pas kryerjes së verifikimeve dhe ekspertimit kontabël të tyre, ka rezultuar se ato apo familjarë të tyre nuk kanë burime të ligjshme për krijimin e pasurisë.

Për rrjedhojë, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është kërkuar marrja e masës parandaluese me karkater pasuror, e cila konsiston në sekuestrimin e pasurisë nr.1549/68 ND në Zonën Kadastrale nr.1492:

-“Ndërtesë Bar-Restorant-Hotel me 3 kate + papafingo” me sipërfaqe 363 m2

Kjo pasuri është regjistruar në ASHK Lushnjë, në emër të shtetasve N. Gj dhe N.Gj, dyshohet se zotërohet në mënyrë të tërthortë nga shtetasi A.Gj. Me vendim, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vendosi: Pranimin e kërkesës së Prokurorisë.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.

Arena e Lajmit

Dyshime për përfshirje në aktivitet kriminal, Prokuroria i sekuestron bar, restorant dhe hotel fierakut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook