I përmendi familjarët në Prokurori, Felaj: Gaz B, gojës duhet ti vihet protezë. Ti e propozove statusin e magjistratit…

Nënkryetarja e Kuvendit, deputetja socialiste Ermonela Felaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me deklaratat e bëra nga Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në Komisionin e Ligjeve, ku tha se “bashkëshorti i deputetes Felaj, Bledar Valnikaj, është i vetmi prokuror që i është shmangur filtrit të Vetting dhe është në detyrë”.

Gjithashtu Bardhi tha se 4 familjarë të deputetes së PS-së janë pjesë e strukturës së Prokurorisë së Tiranës, duke e cilësuar si një rast unikal.

“Goja të cilës duhet t’i vihet protezë si një masë me dobi për higjenën e veshit, ështe ajo e atij për të cilin kolegët e vet thonë se nuk e ka problem as kur betohet për shpirt të të atit ..”, shkruan Felaj në një postim në rrjetet sociale.

Në vijim duke iu drejtuar kreut të Grupit Parlamentar të PD-së që e etiketon si Gaz B, deputetja socialiste thekson “meqë paske pyetur sot për familjen time, i keni marrë përgjigjet ti dhe çdo gojë që është shqyer m’u si ti në shpifje”.

“Por meqë vijon të thuash në publik se u ndryshua ligji për statusin e magjistratit për interesa të mia, duhet që publiku ta dijë se ti ishe eksperti i vetëm i grupit tënd në shkurt të vitit 2018, ai që propozove draftin me parashikimet e reja që janë sot në fuqi dhe në vend të atyre dispozitave që shfuqizoi

Gjykata Kushtetuese në ligjin për statusin e magjistratit, përfshirë dhe papajtueshmërinë ambientale .

E solle ti, e propozove ti dhe e diskutoi dhe mbështeti në vijim komisioni i ligjeve, në të cilin as nuk bëja pjesë në legjislaturën e kaluar, sikundër më herët kur u zgjodhën trupat e vetingut dhe u konstituan KLP e KLGj, s’kam pasur as mandat deputeteje që të votoja kënd sipas mendjes tënde të vogël! “, shprehet Felaj.

Në vijim ajo duke iu drejtuar Gazment Bardhit shprehet “gjuha jote e mbrapshtë lëpin gjithcka që i serviret ose e sheh si ushqim për inferioritetin e vet, ndaj të gjithë atyre që rrugën e jetës dhe të karrierës e kanë ndërtuar vetë, me mund e sakrifica, duke e filluar nga *gaveta siç thotë një shprehje, pa iu servilosur, pa i ndenjur pas xhaketës dikujt dhe natyrisht jo si specialisti/çingija që partia e bëri ministër me gjithsej 3 muaj punë në jetë të vet” .

Arena e Lajmit

I përmendi familjarët në Prokurori, Felaj: Gaz B, gojës duhet ti vihet protezë. Ti e propozove statusin e magjistratit…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook