Italiano pason Motta-n, Bologna gati për “revolucion”, në listë edhe dy yjet kuqezi

Me Thiago Motta-n që vendosi të largohej, Bologna po bëhet gati për një revolucion në vigjilje të një viti ku për herë të parë do të marrin pjesë në Champions League. Sipas mediave italiane, Vincenzo Italiano do të jetë trajneri i ri i ekipit, me ish teknikun e Fiorentines që ka dhënë pëlqimin e tij për të marrë drejtimin e Bologna-s. Pasi të kenë zyrtarizuar trajnerin e ri, drejtuesit e klubit do të nisin punën për të ndërtuar një ekip evropian.

Gjithnjë sipas mediave, në listën e dëshirave të drejtueseve kanë përfunduar edhe dy shqiptarë, Armando Broja dhe Nedim Bajrami. Në fakt, emri i Brojës doli nga Anglia si një opsion për fazën e tyre ofensive, ndërsa Bajrami është një emër që e njohin shumë mirë. Fantazisti kuqezi, pjesë e Sassuolo-s, ra një kategori më poshtë, por Bajrmai pritet të qëndrojë në Serie A, pasi Bologna është shfaqur e gatshme për të blerë kartonin e tij.

Sassuolo mund të lë të mirë Bajramin edhe për 3 milionë euro. Për fantazistin kuqezi, Bologna do të ishte një opsion i shkëlqyer pasi do të kishte mundësinë të luante në nivelin më të lartë, në Champions League.

()

Arena e Lajmit

Italiano pason Motta-n, Bologna gati për “revolucion”, në listë edhe dy yjet kuqezi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook