Koopmeiners një hap larg Juventus-it, vështirësohen tratativat për Calafiori-n dhe Di Lorenzo-n

Koopmeiners, Calafiori dhe Di Lorenzo janë këto tre emrat që po qarkullojnë së fundmi rreth “Zonjës së Vjetër”. Klubi torinez, kërkon që të ndërtojë një skuadër kompetitive, për të rivalizuar kampionët e Interit, duke filluar nga sezoni  ardhshëm.

Për fantazistin holandez të Atalantës, Koopmeiners  tratativat duket se po shkojnë në rrugën e duhur, ku futbollisti është i joshur nga mundësia për të veshur fanelën bardh e zi. Ngelet për të dakordësuar me Atalantën, e cila për të larguar Koopmeinersa nga ekipi kërkon të paktën 60 mln euro.

Ndërsa sa i përket mbrojtjes, lojtarët e kërkuar nga Juventus janë dy për momentin: Calafiori dhe Di Lorenzo. Për mbrojtësin e Bolonjës, i cili vjen pas një sezoni fanatastik, ështe pikërisht klubi bolonjez, që po bënë rezistencë, megjithatë do të jetë Thiago Motta, që menjëherë pasi të zyrtarizohet në krye të stolit bardh e zi, do të kërkojë të bind një prej futbollistëve të tij të preferuar, siç është qendërmbrojtësi Calafiori.

Për kapitetin e Napolit, Giovanni Di Lorenzo, duket se “ngërçi” kryesor do të jetë pikërisht tekniku Conte, që e shikon akoma anësorin e djathtë, si pjesë të projektit të tij në sezonin e ardhshëm, megjithëse Di Lorenzo duket se i ka “shkelur” syrin Juventusit.

Arena e Lajmit

Koopmeiners një hap larg Juventus-it, vështirësohen tratativat për Calafiori-n dhe Di Lorenzo-n

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook