KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Albert Spiro

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 5 qershor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Vlorës, Albert Spiro. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Rama relatore dhe anëtare Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Spiros ndaj vendimarrjes së Komisionit për shkarkimin e tij.

Gjyqtari i Vlorës, Albert Spiro u shkarkua nga Komisioni më 12 korrik 2021, për probleme në kriterin e pasurisë dhe pamundësi financiare, raporton BIRN.

Albert Spiro e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtar në Gjykatën e Tepelenës. Prej vitit 2006 dhe deri në shkarkimin nga detyra, ai ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit të Vlorës.

Arena e Lajmit

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Albert Spiro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook