Meloni në Shqipëri/ Zekthi: I shërben edhe Ramës. Leka: Propagandë dhe suport për Kryeministrin

Në emisionin Open në News24 është diskutuar për vizitën e Kryeministres italiane Giorgia Meloni në Shqipëri, vizitën që ajo zhvilloi në Gjadër duke inspektuar qendrat e pritjes së emigrantëve, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes Qeverisë italiane dhe asaj shqiptare.

Meloni deklaroi se të dy qendrat do të nisin nga funksioni në 1 gusht 2024, ndërsa do të nisë akomodimi me 1000 emigrantë. Rendi publik brenda qendrave pritëse do të ruhet nga forcat e sigurisë italiane.

Politologu Fitim Zekthi duke komentuar vizitën tha se jemi shumë pranë zgjedhjeve për Parlamentin Europian dhe kryeministrja italiane është në një luftë të brendshme në Itali.

Zekthi e konsideroi një ngjarje politike vizitën e Melonit, ndërsa Kryeministri Edi Rama është në një ditë shumë të keqe, veçanërisht pas programit të shfaqur në RAI3, pra kishte nevojë për të prodhuar një ngjarje në kuadër të narrativës së tyre politike.

Opinionisti Martin Leka nga studion e emisionit “Open” në Neës24 u shpreh se e cilësoi si propagandë vizitën e Georgia Melonit, Kryeministres Italiane në Shqipëri.

Leka tha se kjo vizitë ishte një suport që i jepej Edi Ramës në një kohë që ndodhet në një situatë të vështirë pas reportazhit në RAI3.

Arena e Lajmit

Meloni në Shqipëri/ Zekthi: I shërben edhe Ramës. Leka: Propagandë dhe suport për Kryeministrin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook