Merr fund “saga” e trajnerit tek Tirana, tekniku i kombëtares gati për eksperiencën bardh e blu

Tirana përfundoi një sezon zhgënjyes, në të cilin doli nga çdo objektiv i fillim sezonit, e ku më e rëndësishmja nuk arriti dot as pjesëmarrjen në Final 4.

Nisur nga ky fakt menjëherë pas përfundimit të sezonit, Tirana ndau rrugët me trajnerin e saj Erbim Fagu dhe më pas edhe shumë futbollistë, nuk rinovuan pas përfundimit të kontratës, duke u larguar kështu nga 26 herë kampionët e vendit.

Orët e fundit flitet se Tirana ka gjetur “timonierin” e ri, që do të jetë në krye të stolit. Bledi Shkëmbi ka gjetur akordin me Tiranën dhe do të jetë tekniku i ri, i cili pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë në krye të bardh e bluve. Ish fantazisti korçar, u emërua vetëm pak javë më parë në drejtimin e ekipit përfaqësues U-17, por duket se është bindur nga drejtuesit e Tiranës, për të zgjedhur këtë aventurë të re.

Shkëmbi ka drejtuar më parë skuadra si Dinamo, Teuta dhe Liria e Prizrenit.

Pritet që tashmë Tirana të kompletojë edhe skuadrën, duke qenë se sfidat evropiane, po “trokasin”, ndaj do të kërkohet që Shkëmbi dhe Tirana e tij të jenë gati, për një përfaqësim sa më dinjitoz në Conference League.

Arena e Lajmit

Merr fund “saga” e trajnerit tek Tirana, tekniku i kombëtares gati për eksperiencën bardh e blu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook